Apr 28, 2018 01:26
6 yrs ago
1 viewer *
English term

Music Streaming.

English to Albanian Marketing Media / Multimedia Music streaming services like Spotify, Pandora or Sirius
This is part of a promotional package that will award subscribers a three month free music streaming access.
I would like to see if there is an Albanian term already in use. Thanks!

Discussion

MSc Jonis Buzi Apr 30, 2018:
Dhe jo vetëm Microsoft-i Shpeshherë klientët e mëdhenj të huaj kërkojnë që të përdorin një gjuhë të caktuar. Mua, p.sh., më kanë kthyer mbrapsht dokumentin se kisha lakuar emrin e kompanisë (p.sh. jo "Microsoft", por "Microsoft"-i, etj.).

Edhe në këtë rast, vijmë tek e kundërta e asaj që thotë Ervisi: mungesa e vetëdijes për mbrojtjen dhe nxitjen e gjuhës amtare. Të mos harrojmë se atë listë/fjalor e ka hartuar një përkthyes shqiptar, jo i huaj. Për shkak të mungesës së profesionalizmit të tij, ka ardhur puna deri këtu. Ai duhej t'i sqaronte klientit se ajo trajtë është e gabuar dhe se nuk mund të përdoret. Shih p.sh. frëngjishten: ata i thonë "kompjuterit" "ordinateur", sepse ashtu iu përshtatet më mirë me gjuhën.

"Ticket" p.sh. e përkthejnë "tiketë" (me theks tek "e"-ja) dhe ka kuptimin e kërkesës/ankesës për zgjidhjen e një problemi të caktuar të shkallës së vogël brenda një kompanie. Përdoret zakonisht në togfjalëshin "open a ticket". Në këtë rast, nëse thuhet "tiketë" nuk mendoj se është gabim, sepse i referohet një praktike pune që ne më përpara nuk e kemi njohur, prandaj nuk kemi pasur as emër për ta shenjuar. Për rrjedhojë, huazimi është i nevojshëm.
Juliana Cullafiq Apr 30, 2018:
Nëse janë përkthyes profesionistë... Ervis, jam shumë dakord me ty, që misioni i një përkthyesi është mbrojtja dhe nxitja e gjuhës amtare. Por, meqë ra fjala tek Microsoft-i, çfarë duhet të themi nëse përkthyesi i thjeshtë përpiqet që për termin "ticket" të përdorë fjalën shqipe "biletë" në përkthimet e Microsoft-it, por terminologjisti i Microsoft-it e "detyron" që të përdorë "ticket" sepse kështu e ka miratuar? Mos të flasim për terma të tjerë që janë një tmerr i vërtetë. Për referencë: https://www.microsoft.com/en-us/language
ΕRѴӀЅ ОЅНΑϜӀ Apr 30, 2018:
Mbrojtje apo bastardim të gjuhës? Mendoj se një përkthyes profesionist, i cili punon dhe kontribuon në kompani globale dhe me emër të tilla si Microsoft-i, ka dhe një mision tjetër përveç misionit standard lidhur me përkthimin apo përshtatjen: mbrotjen dhe nxitjen e gjuhës amtare.

Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një term plotësisht të përkthyeshëm e që mund të përshtatet në shqip. Le t'i ruajmë huazimet për fjalë të papërkthyeshme ose të hyra së fundmi në qarkullim. E folura e përditshme apo kanale televizive të përçudnuar si Top Channel-i nuk mund të jenë standardi i punës së një përkthyesi.

Ne, si përkthyes profesionistë, duhet t'u imponojmë publikut të folurit e të shkruarit të gjuhës amtare në mënyrën korrekte dhe pa huazime të panevojshme të cilat e kanë bastarduar dhe po e bastardojnë atë nga dita në ditë, gjithmonë e më tepër. Nuk duhet të biem dhe ne në këtë kurth.
MSc Jonis Buzi Apr 30, 2018:
Rëndësia e kontekstit Disa konsiderata:
1. "Flow", "stream", "course", "flash" (në metalurgji), etj., të gjitha përkthehen "rrjedhë", qoftë për shkak të varfërisë së gjuhës apo mosdijes së përkthyesit. E vetmja ndryshore që vë në pah dallimin është konteksti, kuadri ku përdoret termi. Prandaj ajo që aludohet në pikën e dytë të përgjigjes nuk qëndron, sepse i njëjti term në shqipe përkon me disa terma në anglishte.

2. Lidhur me kërkesën e koleges, është e vërtetë që thotë ashtu dhe përgjigja e dhënë i përshtatet pyetjes, por është mirë të shkohet një hap më tej: të jepet edhe një alternativë që do të ishte më e saktë dhe më pranë kuptimit të fjalës e natyrës së gjuhës. Nëse shihet fjalori anglisht-anglisht, në fushën e informatikës, jepet përkufizimi "i streaming": "transmit or receive (data, especially video and audio material) over the Internet as a steady, continuous flow" (përkthimi që jep Google-i). Ky burim është më i qartë sesa shumica e fjalorëve anglisht-shqip thjesht se është anglisht-anglisht.

3. Sa për huazimin e termave, kjo vlen kur bëhet fjalë për terma që nuk gjenden në shqipe dhe jo për çdolloj huazimi. Shumica e "huazimeve" që imponon Top Channel-i me shokë janë në fakt barbarizma.
Juliana Cullafiq Apr 30, 2018:
"If there is an Albanian term already in use" Kërkesa e koleges ishte "I would like to see if there is an Albanian term already in use". Tashmë në përdorim fatkeqësisht është "streaming".
Përkthimi për këtë term ka dy alternativa:
1- "fluks/rrjedhë/rrjedhje", nëse do t'i referohemi fjalorit anglisht-shqip të radioelektronikës.

2- - "striming" që është përdorimi fonetik i termit të huazuar (në mediat kosovare dhe maqedonase në shqip përdoret kështu).
Ta përkthesh vetëm si "transmetim" nuk është e drejtë sepse "broadcast" është përkthyer përsëri "transmetim" në terminologjinë e Microsoft-it dhe në fjalorin anglisht-shqip të radioelektronikës termi "transmetim" përdoret për "transmission". Pra, kemi tre terma me të njëjtin përkthim.
Unë do të zgjidhja “striming” sepse gjuha shqipe ka marrë gjithmonë terma nga greqishtja e lashtë, latinishtja, apo dhe nga frëngjishtja dhe anglishtja duke i përshtatur fonetikisht (p.sh. telefon, biologji, makinë).
Por nga ana tjetër, gjuha është mjet i njerëzve dhe zhvillohet bashkë me ta. Disa terma mbeten sepse ato tashmë "janë ngulitur prej kohësh", siç e shpjegon libri "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe". Kështu që ne japim alternativat tona dhe koha do t’i seleksionojë.
ΕRѴӀЅ ОЅНΑϜӀ Apr 30, 2018:
Ke shumë të drejtë Jonis, të mbështes plotësisht në atë që thua e s'kam çfarë t'i shtoj më shpjegimit tënd.
MSc Jonis Buzi Apr 30, 2018:
Nuk ka më kuptim, megjithatë... Referencat që u dhanë për termin e përzgjedhur në fund janë jo të besueshme. "Gazeta Ekspress" dhe "Top Channel"-i përdorin një shqipe që lë për të dëshiruar, jo vetëm në lidhje me këtë term, por edhe me termat e tjerë.
"Top Channel"-i është kanali ku thonë "dhe jo vetëm" në fund të fjalisë, mu para se të vënë pikë. "Top Channel"-i është ai që nuk i lakon kurrë emrat e huaj: thotë "Trump" në vend që të thotë "Trampi" ose "Trump-i".
"Gazeta Ekspress" është gazeta ku publikohen materiale të përkthyera keq.
Megjithatë, këto burime janë marrë për referenca, edhe pse fjalorët do të duhej të ishin referenca e parë ku duhej të drejtoheshim për kësi termash disi teknike.

Shpresoj që përkthimet reale (dhe jo këto këtu, që zakonisht janë sa për pikë "KUDOZ") të kenë referenca më të besueshme, sepse nëse vazhdojmë kështu, rrezikojmë që të shkatërrojmë gjuhën në vend që ta mbrojmë.

Fjala "transmetim", bashkë me derivatet, nuk i shton dhe as nuk i pakëson asgjë termit "streaming", prandaj nuk ka kurrfarë nevoje që "streaming" të përdoret.
Meqenëse keni vendosur ta përdorni, mos harroni ta vini në thonjëza dhe ta lakoni.
Përkthim të mbarë!

Proposed translations

1 day 7 hrs
Selected

streaming muzikor

Mediat shqiptare përdorin "streaming/u/ut/un muzikor".

Example sentence:

Artistët me etiketë muzikore do të paguhen edhe në periudhën e parë tre mujore të Apple Music, shërbimi streaming muzikor që pritet të jetë i disponueshëm që prej 30 qershorit. Gazeta "Telegraf"

Disa nga interpretuesit po arrijnë pa problem deri në 30 milionë klikime në portalet e streamingut Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/arte/televizioni-i-bavarise-muzika-moderne-shqiptare-po-deperton-fuqishem-ne-tregun-boteror-252455/?ar

Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Megjithese e urrej perdorimin shabllon te termave te huaj, po zgjedh kete opsion pasi behet fjale per nje reklame drejtuar te rinjve "trendy". Faleminderit per sugjerimin!"
+2
5 hrs

transmetim i muzikës.

E vështirë për një shprehje të saktë.
Note from asker:
faleminderit per sugjerimin!
Peer comment(s):

agree Juljan Gjura : Ndoshta kjo është më e përafërt.
4 hrs
agree Parid Plaku
1 day 2 hrs
Something went wrong...
8 hrs

transmetim radiofonik, transmetoj (përmes radios)

Sipas fjalorëve që kam, "stream" është "transmetoj me radio". Kuptohet që këtu bëhet fjalë për transmetime radiofonike në internet, kështu që nuk mund ta përkthesh termin njëtrajtshëm në të gjithë tekstin.
Nëse bëhet fjalë për transmetim me figurë dhe me zë (siç janë disa radio, ku sheh në televizor, p.sh., edhe se çfarë bëjnë folësit), atëherë thjesht "transmetoj" e zgjidh dilemën. Nëse është fjala për transmetim të muzikës pa figurë, atëherë duhet përmendur që është radio e jo televizion. Në këtë mënyrë përdoruesi do të kuptojë se këto kanale nuk transmetojnë pamje, por vetëm zë. Megjithatë, siç thashë, ky është dallim i vogël midis këtyre modaliteteve të transmetimit. Në të ardhmen, paketa që u ofron klienti konsumatorëve të vet mund të përmbajë edhe kanale që transmetojnë edhe me figurë e jo vetëm me zë.
Note from asker:
Faleminderit per sugjerimin!
Something went wrong...
12 hrs

akses të muzikës online

the ability to listen to music through internet w/o downloading the file per se. there is no correct wording for this but you can go with a combination of such techy terms.

cheers!
Example sentence:

Spotify ofron nje vit akses te muzikës online falas.

Note from asker:
Faleminderit per sugjerimin!
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search