Non so in qual modo, ma i miei scolarini erano venuti a sapere che quel giorno era il mio compleanno. Me li vidi arrivare alla scuola col vestito delle feste e con un regalino tra le mani.
Chi mi portava una penna elegante, chi un libriccino da messa, chi un astuccio da lavoro, chi un bel mazzo di fiori freschi. Io fui consolata e attristata da quella vista: consolata perchè qualunque segno di gratitudine o d'affetto che mi venisse da quei buoni figliuoli mi toccava il cuore e mi faceva parer leggiero ogni sacrifizio: attristata, poichè pensavo che i denari occorsi in quelle compre, potevano venir destinati a più nobile uso. A ogni modo, accolsi serenamente quelle care dimostrazioni d'amore.
Un bambino solo, il più povero, non mi offrì nulla: ma dal suo contegno imbarazzato e dal suo visetto malinconico argomentai quanto dovesse soffrire. Lo chiamai e quando l'ebbi vicino me lo strinsi ripetutamente fra le braccia, baciandolo. Incoraggiato da quelle carezze, il poverino mi pose tra le mani un involtino e fuggì vergognoso.
Sorpresa e incuriosita, lo aprii senza che nessuno potesse accorgersene. Vi erano.... indovinate!.. Tre pallottoline di zucchero!
Lo richiamai subito da me.
--Lo sapevi che mi piacesse lo zucchero? gli chiesi sorridendo.
--Me lo sono figurato! Mi piace tanto a me!
--E tu, ripresi commossa, l'hai certo chiesto alla mamma e....
--No signora! replicò prontamente, non ho chiesto nulla a nessuno; glie l'ho serbato proprio io, di mio....
--Ma pure....
--La nonna, quando mi dà il caffè e latte, mi mette sempre nella chicchera due o tre pallottoline di zucchero per indolcirlo. Io ho levato lo zucchero....
--E il caffè e latte?... chiesi con la gola serrata.
--L'ho preso amaro!
Mario, piccolo Mario, dove sei tu? Forse il fumo delle officine avrà annerito il tuo viso d'angelo, forse a quest'ora lavorerai i campi dove biondeggia la messe e si matura, al sole, la vite, forse ti accoglieranno le navi avventurose dove il lavoro è sì duro, la speranza sì fallace....
Ma chiunque tu sii, operaio, agricoltore o uomo di mare, il tuo posto è fra i nobili cuori, per quali l'amore è sacrifizio, l'abnegazione, dovere.
Mario, piccolo Mario, se tu per un momento potessi entrare nella mia stanzetta da studio, vedresti molte carte, molti libri, molti ninnoli; e vedresti anche, custoditi in una piccola campana di vetro, tre pezzetti di zucchero, un nome, una data! | Nuk e di si, qysh e tek, por nxënësit e mi të vegjël e kishin marrë vesh që kisha ditëlindjen. I pashë të vinin në shkollë veshur si për festë dhe me nga një dhuratë të vogël nëpër duar. Kush më kish sjellë një stilograf elegant, kush ndonjë libërth meshe, ndonjëri kuti pune e të tjerë tufa lulesh të freskëta. Ajo pamje më ngushëllonte, por edhe më trishtonte: gjeja ngushëllim, sepse çfarëdo shenje mirënjohjeje apo dashurie nga ata bij të mbarë, më prekte zemrën dhe m'i bënte më të lehta sakrificat; trishtohesha kur mendoja se paratë e shpenzuara për to, mund t'i kishjin përdorur për qëllime më të nderuara. E megjthatë, i mirëprita me qetësi provat aq të shtrenjta të dashurisë. Veç një vogëlush, më i varfri mes tyre, nuk më kish sjellë gjëkafshë: por nga sjellja e sikletosur dhe çehrja e pikuar e fytyrës, kuptova se këtë po vuante fort. E thirra dhe kur m'u avit e shtrëngova sërish e sërish mes krahëve, duke e puthur. I trimëruar nga përkëdhelitë, varfanjaku më lëshoi në duar diç të mbështjellë dhe ia dha vrapit i mbuluar me turp. E habitur e hapa gjithë kureshtje, pa i rënë në sy kujt. Dhe ishin... pa gjejeni pak... tre toptha sheqeri! I thirra sërish të më afrohej. --Nga e dije që më pëlqen sheqeri? - e pyeta duke buzëqeshur. --E mora me mend! Unë vdes për të! --Edhe ti, - e vijova fjalën e prekur, - i the mamit para se... --Jo, zonjë, - ma ktheu në vend, - nuk ia kam marrë askujt. I kam ruajtur vetë, nga ato të mia... --Pa shiko! --Kur më jep kafen me qumësht, gjyshja më vë githmonë në pjatën e filxhanit dy-tre toptha sheqer që ta ëmbëlsoj. Unë e hoqa sheqerin... --Kafe me qumësht...? - e pyeta me zërin që m'u zu në fyt. --E pija të hidhur! Mario, i vogli Mario, ku je? Mbase tymi i ofiçinave do të ta ketë nxirosur fytyrën prej engjëlli, po mbase tani do të jesh duke punuar arave ku zverdhin e piqen të korrat, a nën diell vreshtave. Ndoshta të presin anijet gjithë aventura, ku të bie bretku duke punuar dhe çdo shpresë shkon dëm... Po kudo qofsh, punëtor, bujk a detar, ti zë vend mes zemrave fisnike, që sakrifiojnë për të falur dashuri dhe e shohin si detyrë mohimin e vetes. Mario, i vogli Mario, sikur qoftë veç një çast të mund të hyje në studion time të vogël, do të shihje shumë letra, libra, gjithëfarësoj xhinglash, por edhe një këmbanëz qelqi, ku ruaj tri copëza sheqer, me një emër dhe një datë! |